Rreth 30 minuta pritet për hyrje dhe dalje nga shteti në Tabanoc dhe Bogorodicë
- Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë në mëngjes koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në venkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
- Post By Besnik Shuki
- 07:59, 22 gusht, 2023
Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë në mëngjes koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në venkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina të lumenjve dhe lugina, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë. bsh/