• e diel, 22 dhjetor 2024

Rreth 20.000 ukrainas ilegalisht e kanë lëshuar vendin që nga fillimi i luftës

Rreth 20.000 ukrainas ilegalisht e kanë lëshuar vendin që nga fillimi i luftës

Kiev, 17 nëntor 2023 (MIA) - Pothuajse 20.000 ukrainas ilegalisht e kanë lëshuar vendin që nga fillimi i luftës për t'iu shmangur mobilizimit. 

Disa duke kaluar lumenj, disa të tjerë kanë kaluar kufirin gjatë natës, raporton Bi-Bi-Si.

Shumë burra janë munduar të ikin nga vendi, por janë penguar nga policia kufitare dhe tani u kanoset dënimi me burg deri në tetë vite, shtoi transmetuesi publik britanik.

Që kur filloi invazioni rus, më 24 shkurt të vitit 2022, Ukraina ua ndaloi burrave që ta lëshojnë vendin, derisa shumë të tjerë ende tentojnë për të ikur. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR