Rreth 160 kilogramë kokainë në vlerë prej 10 milionë eurove konfiskoi policia e vendit dhe ajo greke
- Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është konfiskuar nga ana e policisë së vendit dhe ajo greke në aksionin në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:07, 2 qershor, 2023
Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është konfiskuar nga ana e policisë së vendit dhe ajo greke në aksionin në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane.
Vlera e kokainës vlerësohet në mbi 10 milionë euro.
Është shkatërruar grup i madh i organizuar kriminel i cili ishte ndjekur një periudhë të gjatë, ndërsa janë arrestuar disa shtetas grekë dhe të vendit tonë.
Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se në rrjedhë është një aksion i madh, por hollësi paralajmërojnë pas përfundimit të plotë. ab/
Foto: MIA Arkivi