• e premte, 05 dhjetor 2025

Rreth 150 media botërore sot filluan fushatë për dënim të vrasjes së gazetarëve në Gazë

Rreth 150 media botërore sot filluan fushatë për dënim të vrasjes së gazetarëve në Gazë

Nju Jork, 1 shtator 2025 (MIA) – Me ftesë të Reporterë pa kufij – RSF dhe Avaz, organizatë globale joqeveritare nën kryesimin e Fondacionit Xhorxh Soros, rreth 150 media prej rreth 50 vende sot marrin pjesë në fushatën për dënim të numrit të gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës. 

“Duke pasur parasysh tempon me të cilën armata izraelite vranë gazetarë në Gazë, së shpejti nuk do të ketë askush që të raportojë”, është porosia e faqeve të para me prapavijë të zezë të gazetës franceze L'Humanite, Publiko portugeze dhe gazeta belge La Libre. 

Media në internet Mediapart dhe ueb-faqja e revistës La Croix publikuan artikull për veprimin e shtëpive mediatike. 

Sipas RFS, më shumë se 210 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit në Gazë si përgjigje e sulmit të lëvizjes islamike Hamas më 7 tetor të vitit 2023. 

Aksioni i sotëm, në të cilin marrin pjesë edhe e përditshmja “Lorient du zhur”, “Intersept” amerikan, e cila e përshkruan veten si një organizatë lajmesh progresive jofitimprurëse, dhe “Di Tageszeitung” e Gjermanisë, pasoi sulmet ajrore izraelite javën e kaluar që vranë pesë gazetarë në një spital në Han Junis në jug të enklavës.

"Duke dënuar krimet e ushtrisë izraelite kundër gazetarëve palestinezë pa asnjë ndëshkim, këto organizata dhe redaksi kërkojnë mbrojtjen dhe evakuimin e tyre të menjëhershëm dhe kërkojnë qasje të papenguar për mediat ndërkombëtare në enklavën palestineze", thanë Reporterët pa kufij në një kumtesë.

Shoqata për të drejtat e mediave thotë se ka parashtruar katër padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime lufte të kryera nga ushtria izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës gjatë 22 muajve të kaluar. 

Që nga fillimi i luftës, mediave ndërkombëtare nuk u është lejuar që lirshëm të punojnë në territorin palestinez. 

Vetëm disa media të zgjedhura hynë në zonën me armatën izraelite, ndërsa raportet e tyre, thotë RSF, ishin mjet i censurës së ashpër ushtarake. 

Në sulmin mbi jug të Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, Hamasi vrau 1.219 njerëz, kryesisht civilë, dhe kidnapoi 251 persona, prej të cilëve 47 ende janë mbyllur në Gazë. Mediat franceze bëjnë të ditur se besohet se 20 nga 47 të tjerët janë gjallë. 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, nën kontroll të Hamasit, bën të ditur se të paktën 63.459 njerëz ishin vrarë në ofensivën izraelite që vijoi, dhe se shumica janë civilë. KB e vlerëson këtë numër si të besueshëm. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR