• e shtunë, 07 mars 2026

Rreth 1000 persona evakuohen nga Lindja e Mesme me fluturime të mbështetura nga BE-ja

Rreth 1000 persona evakuohen nga Lindja e Mesme me fluturime të mbështetura nga BE-ja

 Bruksel, 6 mars 2026 (MIA) - Me dhjetë fluturime evakuimi të organizuara deri më tani me ndihmën e Bashkimit Evropian deri më tani kanë transportuar rreth 1.000 pasagjerë nga Lindja e Mesme mbrapa në Evropë, njoftoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian  në një konferencë për shtyp.

 Ai sqaroi se Komisioni mund të mbulojë deri në 75 për qind të shpenzimeve për fluturime të organizuara nga një shtet anëtar i BE-së, nëse të paktën 30 për qind e vendeve janë të destinuara për shtetasit e vendeve të tjera evropiane.

 Sipas tij, deri më tani 18 shtete anëtare kanë kërkuar ndihmë përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile për të kthyer qytetarët e tyre nga vende të ndryshme në Lindjen e Mesme.

 Zëdhënësi shtoi se në vijim është një operacion i madh evropian për të riatdhesuar qytetarët e BE-së. Detajet për organizim të fluturimeve, tha ai, nuk mund të publikohen për arsye sigurie.

Foto: Arkivi  

 

QËNDRONI TË LIDHUR