• e shtunë, 07 mars 2026

Tramp: Kam disa kandidatë për lider të ri të Iranit

Tramp: Kam disa kandidatë për lider të ri të Iranit

Uashitong, 6 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje deklaroi se dëshiron ndryshim të plotë të strukturës qeverisëse të Iranit dhe se tashmë ka disa emra në mendje për "lider të mirë" që do ta udhëheqë vendin.

Komentet e Donald Trampit vijnë në një kohë të tensioneve të shtuara dhe veprimeve ushtarake, pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Hamneit, fundjavën e kaluar, raportoi En-Bi-Si Njuz. 

Në një intervistë telefonike për En-Bi-Si Njuz, Trampi ishte i drejtpërdrejtë: "Dëshirojmë të hyjmë dhe të pastrojmë gjithçka", tha ai.

"Dëshirojmë që ata të kenë një lider të mirë. Kemi disa persona për të cilët mendoj se do të bënin një punë të shkëlqyer", shtoi ai, por refuzoi të tregojë se kush janë ata. Ai, gjithashtu, konfirmoi se po ndërmerr masa për t’u siguruar që njerëzit në listën e tij ta mbijetojnë luftën. "Po, po i vëzhgojmë", tha ai.

Trampi u ndal gjithashtu te deklarata e ministrit iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, i cili tha se vendi i tij është i përgatitur për një pushtim tokësor nga forcat amerikane dhe izraelite. Trampi e quajti atë "një koment të kotë" dhe theksoi se aktualisht nuk po mendon për ndonjë invazion.

Ekzistojnë spekulime se mund ta pasojë i biri, Moxhtaba Hamnei. Analistët gjithashtu besojnë se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, fuqia dominuese ushtarake, politike dhe ekonomike në vend, është e gatshme të zgjerojë ndikimin e saj nëse mbijeton konfliktin aktual. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR