• e mërkurë, 03 korrik 2024

Rregullisht qarkullojnë autobusët e NQP "Shkup", të punësuarit sot do ta marrin rrogën e janarit

Rregullisht qarkullojnë autobusët e NQP

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike "Shkup" në mëngjes dolën nga dy auto bazat në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe qarkullojnë rregullisht.

"Keqkuptimet për të ardhurat personale janë tejkaluar dhe punonjësit do të marrin pagën e janarit sot. Në interes të shfrytëzuesve tanë të shërbimeve, ne do t'ua servisojmë rregullisht shërbimin tonë, me të gjithë autobusët e ofruar për transportin publik të qytetit", tha mëngjesin e sotëm për MIA-n, Miqo Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NQP-së "Shkup".

Ai theksoi se transporti publik urban do të funksionojë normalisht. Ai shfaqi shpresën se këtu do të përfundojnë, siç tha ai, të gjitha keqkuptimet dhe se qytetarët nuk do të merren më me të punësuarit e NQP "Shkupi", detyrat e tyre të punës dhe pagat.

Sipas njoftimit të djeshëm të sindikatave, sot autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike "Shkup" nuk duhej të qarkullojnë për shkak të mospagesës së pagës së janarit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR