• e diel, 22 dhjetor 2024

Rrëshqitje të reja të dheut në rrugën Dellçevë - Makedonska Kamenicë - Koçan, afër fshatit Istibanjë

Rrëshqitje të reja të dheut në rrugën Dellçevë - Makedonska Kamenicë - Koçan, afër fshatit Istibanjë

 Mekedonska Kamenicë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Rrezik i ri për shoferët të cilët udhëtojnë në autostradën A3 dhe në rrugën Dellçevë - Makedonska Kamenicë  - Koçan, pasi mëngjesin e sotëm janë vërejtur rrëshqitje të reja më të mëdha në afërsi të fshatit Istibanjë. Shkëmbinjtë e rënë ndodhen në një pjesë të rrugës, ndërsa qarkullimi po zhvillohet nëpër vendin ku të njëjtat  mund të anashkalohen.

Nga Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet e tyre me mekanizëm tashmë janë nisur drejt vendit Drakite ku ndodhen rrëshqitjet, me synim largimin e tyre.

 

"Po punohet për shkëmbinj të mëdhenj në një terren që i nënshktrohet rrëshqitjes së dheut dhe ku në të kaluarën ka pasur edhe shkëmbinj të tillë më të mëdhenj, kështu që shoferët lëvizin gjithmonë me kujdes në këtë relacion. Jemi në pritje që së shpejti të përfundojë pastrimi dhe qarkullimi të funksionojë sërish pa probleme në të dyja korsitë", informojnë nga Rrugët e Maqedonisë.

Apeluan që të reskeptohet sinjalistika e trafikut dhe të adaptohet shpejtësia para këti aksi.

 

"Shpresojmë se do të respektohet apeli. Ajo që është më e rëndësishme është që, që nga rrëshqitja e tokës nuk ka dëme materiale apo të automjeteve", shtojnë nga Rrugët e Maqedonisë.

Në disa vitet e fundit në këtë aks rrugor shpesh herë ka pasur rrëshqitje të gurëve, për këtë arsye është siguruar edhe më shumë se disa herë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR