Rrëshqitje të dheut në rrugën Makedonska Kamenicë - Koçan, dru të rënë e pengojnë komunikacionin në rrugën Dellçevë - Berovë
- Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut në rrugën Makedonska Kamenicë - Koçan, komunikacioni zhvillohet në një korsi, informuan nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë.
- Post By Fitore Curri
- 10:03, 16 dhjetor, 2023
Dellçevë, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut në rrugën Makedonska Kamenicë - Koçan, komunikacioni zhvillohet në një korsi, informuan nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë.
Në këtë aks rrugor i cili është pjesë e magjistrales A3, sot në mëngjes ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut të cilat e kanë penguar gjithë rrugën, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar dhe automjete të dëmtuara nga gurët, informojnë për MIA-n shoferët të cilët u gjetën në vendin e ngjarjes kur kishin rënë gurët.
Njëherësh, sot në mëngjes situata është përkeqësuar edhe në rrugën rajonale Dellçevë - Berovë ku në një pjesë të rrugëve në këtë aks rrugor, drutë e rënë e pengojnë lëvizjen e automjeteve. Aty nga mëngjesi me mekanizëm motor ekipet e ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë janë përfshirë në prerjen dhe pastrimin e drurëve të rënë.
Ata bëjnë thirrje që në këto akse rrugore të vozitet me kujdes të madh duke respektuar sinjalizimin në komunikacion. fc/
Fotografia: MIA