• e premte, 05 dhjetor 2025

Rrëshqitje dheu në rrugën afër fshatrave Istibanjë dhe Kalimanci

Rrëshqitje dheu në rrugën afër fshatrave Istibanjë dhe Kalimanci

 Makedonska Kamenicë, 4 gusht 2025 (MIA) - Në rrugën rajonale A3, në aksin midis fshatit Istibanjë dhe digës Kalimanci, sonte janë regjistruar rrëshqitje dheu, duke penguar pjesërisht komunikacionin.

 Sipas raportimeve nga terreni, në rrugë ka gurë të modhenj dhe dhe që bien nga shpatet përreth, që përbën një rrezik serioz për shoferët.

 Përveç kësaj, rrëshqitje dheu më të vogla janë regjistruar në pjesë të caktuara në të gjithë territorin e Makedonska Kamenicës.

Nga shërbimet  kompetente u bëjnë apel shoferëve të ngasin me vëmendje të shtuar, ta përshtatin  shpejtësinë dhe t'i kushtojnë vëmendje shenjave paralajmëruese.

 Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë në terren për të pastruar dhe siguruar rrugën.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR