• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rrëmbehet një gazetar i njohur meksikan

Rrëmbehet një gazetar i njohur meksikan

 Guadalahara, 13 mars 2024 (MIA) -  Një gazetar i njohur në perëndim të Meksikës është rrëmbyer të hënën nga persona të armatosur dhe që atëherë konsiderohet i zhdukur, njoftuan agjencitë e huaja, duke cituar një deklaratë të Prokurorisë.

Prezantuesi i radios dhe televizionit Haime Barera është zhdukur pasi ka dalë nga godina e radiostacionit ku punon në qytetin e Guadalaharas, kryeqyteti i shtetit të Halisko. Ai nuk ka mbërritur në televizionin ku duhej ta udhëheqë emisionin. 

Siç raportojnë mediat lokale, rasti e tërhoqi vëmendjen veçanërisht për shkak se vajza e tij Icul Barera është anëtare e këshillit drejtues të partisë në pushtet Morena të Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador. 

 Prokurori i shtetit të Haliskos, Luis Joakin Mendez sot deklaroi se Barera është rrëmbyer nga tre ose katër rrëmbyes, të paktën njëri prej të cilëve ishte i armatosur, por nuk tha nëse aktualisht po kërkohet një shpërblesë për lirimin e tij.

"Hetuesit nuk kanë gjetur indikacione se Barera paraprakisht kishte marrë kërcënime", shtoi ai. 

 Rrëmbimi ka ndodhur në mes të ditës në një lagje të frekuentuar në Guadalahara, vetëm pak metra nga ndërtesa e radiostacionit. Autorët e kanë rrëmbyer Barerën para se ai të arrinte makinën e tij.

Meksika është një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për gazetarët jashtë zonave të luftës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka dokumentuar vrasjet e të paktën 55 gazetarëve në tokën meksikane që nga viti 2018, kur presidenti Lopez Obradori e mori detyrën. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR