• e hënë, 23 dhjetor 2024

Roth me gjashtë propozime për reformimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, për Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese janë kusht i pashmangshëm

Roth me gjashtë propozime për reformimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, për Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese janë kusht i pashmangshëm

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Pas vizitës së përfaqësuesit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, dje në Shkup ishte kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish ministri gjerman i shtetit për Evropën, Mihael Roth i cili para deputetëve të Maqedonisë doli me gjashtë propozime për reformimin e procesit të eurointegrimeve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe me thirrje që ndryshimet kushtetuese të miratohen më shpejt për të vazhduar rrugën drejt BE-së.

Hapja e negociatave, së bashku me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të veçantë, me vendim të shumicës së cilësuar në Këshillin e Ministrave ishte vetëm një nga propozimet e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut dhe ish ministër i shtetit gjerman. Edhe pse dje doli me propozime të reja para deputetëve të Maqedonisë, ai për ndryshimet kushtetuese tha se ato janë të pashmangshme dhe se pa miratimin e tyre vendi nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, hapat që ai tregoi do të rezultojnë në një proces të përshpejtuar gradualisht integrues, i cili, sipas vlerësimeve të tij, do të jetë më tërheqës për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t'i afrojë ato me BE-në pa cenuar kriteret strikte për anëtarësim. 

Ai dje pas takimit me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, bëri me dije se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejt, sepse padurimi në popull ishte i dukshëm, duke u bërë thirrje deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë që të votojnë për ndryhsimet kushtetuese në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e tij drejt BE-së. Roth tha se nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interes i BE-së.

"Tani kemi një propozim që është në tryezë dhe që duhet zbatuar, jo për të përmirësuar gjendjen e pakicave këtu, por për të arritur një përparim për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne duhet të rrisim ritmin. Njerëzit në këtë vend janë të padurueshëm, por nuk është vetëm në interesin tuaj, është edhe në interesin tonë. Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri në një rajon tjetër. Ajo që nevojitet tani është një angazhim i qartë për të qëndruar së bashku dhe për evropianizimin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj mesazhi im është shumë i qartë", tha deputeti gjerman.

Osmani, nga ana tjetër, theksoi se Rezoluta e miratuar në Bundestag vitin e kaluar është konfirmim i mbështetjes së qartë dhe aktive të Maqedonisë së Veriut për hyrjen në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj.

Roth theksoi se vendi po përballet me një moment historik edhe në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku theksoi se Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë integrale të Bashkimit Evropian.

Roth u takua edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ku shprehu keqardhjen që situata nuk është përmirësuar dukshëm në nivel evropian që nga vizita e tij e fundit në vend vitin e kaluar, duke përsëritur nevojën për miratimin e ndryshimevee kushtetuese si parakusht të domosdoshëm për vazhdimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai vlerësoi se kompromiset politike mund të kontribuojnë në pasurimin e karakterit multietnik dhe multifetar të shoqërisë së Maqedonisë së Veriut, pa e prishur kohezionin tashmë të ndërtuar shoqëror dhe si të tillë janë të domosdoshëm për funksionimin e shëndoshë të demokracisë.

Një sërë takimesh me mesazhe të ngjashme e të forta pardje pati edhe i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Ai paralajmëroi se për shkak të mundësisë së hapjes së negociatave me Ukrainën në dhjetor të këtij viti, rreziku i ndarjes së vendit nga pjesa tjetër është i lartë dhe se për këtë arsye ndryshimet kushtetuese janë më se të nevojshme.

Ai gjithashtu vlerësoi se është joreale të pritet që Korniza negociuese të rihapet dhe shtoi se Gjermania do të jetë kundër.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, mbetet e mendimit se ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen nën diktatin bullgar. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në takimin e djeshëm me Saracin, përsëriti qëndrimin se "kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një hap të tillë dhe se ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ndodhin".

sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Фото : МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR