• e martë, 24 dhjetor 2024

Rot: Ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por janë të nevojshme

Rot: Ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por janë të nevojshme

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por janë të nevojshme, prandaj dua t'i inkurajoj kolegët e mi këtu në Parlament, në Qeveri, që të bëjnë maksimumin për ta kthyer vendin në rrugën evropiane, porositi sot në Shkup kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot.

"Ne kemi nevojë për më shumë ambicie për negociatat e anëtarësimit. Maqedonia e Veriut luan një rol shumë të rëndësishëm si një vend multietnik, multifetar dhe multikulturor. Do të dëshiroja t'i motivoj kolegët e mi këtu se ia vlen të angazhohemi më shumë në luftën kundër korrupsionit, gjyqësorin e pavarur, përforcimin e sundimit të ligjit dhe kulturës demokratike në vend. Reformat e nevojshme nuk janë përgjegësi vetëm e qeverisë por edhe e deputetëve", deklaroi Rot para konferencës së sotme "Përparimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare", që po mbahet në Kuvend.

Problemet, thotë Rot, nuk duhet të zgjidhen me pushtim të territoreve dhe spastrim etnik, por me bashkëpunim, miqësi dhe pajtim ndërmjet etnive të ndryshme.

"E vlerësoj që kaq shumë njerëz në vend besojnë se ardhmja e vendit është në një Evropë të bashkuar. Por për fat të keq, lufta u kthye në Evropë me agresionin rus kundër Ukrainës. Kjo nuk është kërcënim vetëm njerëzit në Evropën Lindor, por për të gjithë ne. Ne po dërgojmë një mesazh shumë të thjeshtë - po, ne jemi të okupuar me luftën, por kjo nuk do të thotë se harrojmë rolin e rëndësishëm që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e luajnë për të ardhmën e Evropës", theksoi Mihael Rot.

Parlamentari gjerman erdhi në Shkup si pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të hapur rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së. Gjatë ditës, Rot do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR