• e shtunë, 05 tetor 2024

Rosen Zheljazkov u zgjodh kryetar i Parlamentit bullgar

Rosen Zheljazkov u zgjodh kryetar i Parlamentit bullgar

Sofje, 19 prill 2023 (MIA) - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS është zgjedhur kryetar i Parlamentit bullgar, me 136 vota "për" dhe 94 të përmbajtur. Askush nuk votoi kundër, informon BTA.

Emrin tjetër për kryetar të Kuvendit e propozoi "Rilindja" - Petar Petrov, por ai fitoi vetëm 36 vota "për", 59 kundër dhe 139 të përmbajtur.

Më 5 dhjetor 2014, Rosen Zheljazkov ishte emëruar këshilltar i kryeministrit Bojko Borisov për çështje të reformave administrative dhe vendosje të qeverisë elektronike. 

Më 20 shtator 2018 u zgjodh nga Parlamenti si ministër i Transportit, Teknologjisë Informative dhe Lidhjeve dhe këtë funksion e kryente deri më 12 maj të vitit 2021. 

Rosen Zheljazkov ishte deputet në Parlament në periudhën 2021 - 2022.

Për zgjedhjen e tij ishin të nevojshme të paktën 121 vota. GERB-SDS ka 69 pas zgjedhjeve të fundit parlamentare më 2 prill 2023. fc/

Fotografia: BTA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR