Ronaldo - Vonit: Vazhdo të luftosh, legjendat çdoherë ngriten
- Futbollisti i ekipit Al Nasr, Kristiano Ronaldo, iu drejtua kampiones olimpike të vitit 2010, skiatores amerikane, Lindzi Von, e cila iu nënshtrua pesë operacioneve pas rrëzimit serioz në Lojërat olimpike 2026 në Itali. Dje, skiatorja kumtoi se mjekët kanë menduar t'ia amputojnë këmbën.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:41, 24 shkurt, 2026
Riad, 24 shkurt 2026 (MIA) - Futbollisti i ekipit Al Nasr, Kristiano Ronaldo, iu drejtua kampiones olimpike të vitit 2010, skiatores amerikane, Lindzi Von, e cila iu nënshtrua pesë operacioneve pas rrëzimit serioz në Lojërat olimpike 2026 në Itali. Dje, skiatorja kumtoi se mjekët kanë menduar t'ia amputojnë këmbën.
Më 8 shkurt, gjatë garës, Von, e cila garonte me ligament të këputur, u përplas në një shkëmb, u rrëzua dhe e goditi kokën. Ajo u evakuua me helikopter me frakturë në këmbë.
"Kampionët janë të definuar sipas momenteve kur fitojnë dhe momenteve kur refuzojnë të dorëzohen. Lindzi Von, malet që i pushtove asnjëherë nuk do të karhasohen me fuqinë që e ke. Vazhdo të luftosh. Legjendat çdoherë ngriten", shkroi Ronaldo nën postimin e skiatores në rrjetet sociale.
Von fillimisht u pensionua në vitin 2019 për shkak të lëndimeve, por e paralajmëroi kthimin e saj në nëntor të vitit 2024. Atletja 41-vjeçare është kampione olimpike në vitin 2010, medaliste e bronztë në Lojërat e njejta si dhe medaliste e bronztë në Lojërat olimpike në vitin 2018. Ajo korri dy fitore në Kampionatin botëror në vitin 2009. ab/
Foto: ЕPА