• e premte, 13 shtator 2024

Ronaldo me kritika për Ten Hagin

Ronaldo me kritika për Ten Hagin

Mançester, 12 shtator 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo haptazi e kritikoi ish-trajnerin e tij. Reprezentuesi portugez mori pjesë në podkastin e Rio Ferdinand dhe i shprehi mendimet e tij të sinqerta.

Ish-bashkëlojtarët nga Mançester Junajted folën për situatën e çastit tek "djajtë e kuq".

Situata gjithsesi nuk është e mirë. "Djajtë e kuq" janë në vendin e 14-të, me dy humbje dhe një fitore.

"Mançester duhet të fillojë të riparojë gjithçka. Mendoj se të gjithë e kanë të qartë. Do të nevojitet kohë sepse akoma është një prej klubeve më të mëdha në botë, por u nevojiten ndryshime të mëdha. Kjo është mënyra e vetme për t'u kthyer në krxe si klub dhe njerëzit e klubit e dinë këtë. Trajneri thotë se nuk mund të luftojnë për vendin e parë në Ligën e kampionëve. Si menaxher i Mançesterit, nuk mund ta thuani atë. Duhet të luftoni", tha Ronaldo.

Është e shumë e qartë se Kristiano Ronaldo nuk ishte i preferuari i Ten Hagut, ndërsa e tërë kjo përfundoi me prishje jo aq të këndshme të kontratës në vitin 2022.

Ajo ishte periudha e dytë e Ronaldos në "Old Traford". hera e parë ishte prej vitit 2003 deri në vitin 2009, kur shënoi 145 gola në 346 ndeshje. 

Luajti edhe për Sportingun, Juventusin dhe Real Madridin, ndërkaq tnai është tek klubi Al Nasr. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR