• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ronaldo: Do të vazhdoj të luaj këtë sezon dhe tjetrin dhe pastaj do të mendohem

Ronaldo: Do të vazhdoj të luaj këtë sezon dhe tjetrin dhe pastaj do të mendohem

Riad, 23 tetor 2023 (MIA)- Sulmuesi i Al- Nasr, Kristiano Ronaldo ka folur për planet e tij për të ardhmen. Ai pranoi se tifozët e bëjnë atë më të lumtur.

"Tifozët më bëjnë të lumtur dhe unë ua kthej. Do të vazhdoj të luaj këtë sezon dhe sezonin tjetër dhe më pas do të mendoj nëse mund të vazhdoj ose jo. Puna e vështirë është ajo që më solli në majë", deklaroi Ronaldo për “O Jogo”.

Portugezi luan për Al-Nasr që nga janari i vitit 2023. Pas 12 ndeshjeve në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asiste.

Al-Nasr pas 10 ndeshjeve në Arabinë Saudite është në vendin e tretë me gjithsej 22 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR