• e martë, 06 gusht 2024

Romano: Mançester Siti u pajtua ta shesë Alvarezin në Atletiko Madrid për 75 milionë euro

Romano: Mançester Siti u pajtua ta shesë Alvarezin në Atletiko Madrid për 75 milionë euro

Mançester, 6 gusht 2024 (MIA) - Mançester Siti u pajtua për transfer të sulmuesit Hulian Alvarez në Atletiko Madrid, njofton insajderi Fabricio Romano.

Klubi spanjoll ofroi 75 milionë euro dhe 20 milionë bonuse për argjentinasin.

Siti do t'i lejojë Alvarezit të shkojë në Atletiko Madrid nëse dakordohet për kushtet personale.

Atletiko Madridi do t'i ofrojë sulmuesit 24 vjeçar kontratë 5-vjeçare.

Alvarezi luan për Mançester Sitin nga janari i vitit 2022. Në sezonin 2023/24, sulmuesi shënoi 19 gola dhe ka realizuar 13 asistime në 54 ndeshje për ekipin në të gjitha garat. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR