• e hënë, 23 dhjetor 2024

Roli i Perëndimit dhe Rusisë në ngjarjet në Niger

Roli i Perëndimit dhe Rusisë në ngjarjet në Niger

17 gusht 2023

Sabah

Përkundër prapavijs së grushteve të shtetit dhe sfidave të tjera, arritja e një bote paqësore nuk do të jetë aq e lehtë sa mund ta imagjinojmë. Imagjinoni - Jeni në mes të rrëzimit të qeverisë, po gjykoni besimin, bindjen dhe besnikërinë e shokëve tuaj... Nëpunësit civilë ju hipin në qafë për rrogat që do të derdhen në banka. Ju duhet t'i shpjegoni popullit tuaj dhe botës arsyet e grushtit të shtetit tuaj kundër një qeverie gjysmë-civile që funksionon në mënyrë perfekte.

Dhe, mes miliona detajeve teknike të dukshme dhe të padukshme për rrëzimin e qeverisë, para derës qëndron një zyrtar amerikan!

Është Viktoria Nuland që troket në derën tuaj! Pozita Ekzekutive - Zëvendës Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Viktoria Nuland!

 “Çfarë do ajo?” pyesni veten.

Ajo dëshiron të flasë menjëherë me presidentin e rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazum. Në fakt, ajo më në fund u takua me shefin e mbrojtjes të qeverisë ushtarake, Musa Barmu dhe disa komandantë të tjerë të lartë; ndërsa më vonë do t'i përshkruante negociatat si "jashtëzakonisht të ndershme dhe nganjëherë mjaft të vështira".

 Grushti i shtetit në Niger

 Kohët janë vërtet të vështira për puçistët nigerianë, sepse kolekët e tyre afrikan nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOUAS), një bashkim politik dhe ekonomik rajonal i 15 vendeve të vendosura në Afrikën Perëndimore, atë edhe e nënkuptojnë kur thonë se do të pushtojnë vendin dhe do ta kthejnë presidentin e rrëzuar Bazum.

 Udhëheqësit e Nuland dhe ECOUAS janë në fakt të shqetësuar se puçistët do të shkatërrojnë lidhjet që Bazum ka krijuar me SHBA-në dhe Francën dhe do të ndalojnë shfrytëzimin e pasurisë minerale të vendit - uraniumit.

Udhëheqësit e rinj mund të kërkojnë ndihmë nga Uagner, një kompani private ushtarake e financuar nga shteti rus. Ajo u komprometua kohët e fundit pas rebelimit të saj të dështuar kundër presidentit rus Vladimir Putin, por SHBA-ja thotë se ajo është ende duke u manipuluar nga Putini.

 Qeveria amerikane mund të jetë në kërkim të hapjes së disa kanaleve të reja me udhëheqësit nigerianë dhe mund të ketë frikë legjitime për të humbur kontrollin në Afrikë. Nigeri, me grushtet e shumta dhe ndjenjat në rritje antifranceze në rajon, u bë partner i Francës dhe vendosi bashkëpunim të fortë ushtarak me Shtetet e Bashkuara nën Bazum.

Administrata e Xho Bajden do të donte patjetër ta mbante atë në krye të vendit. 

 Nigeri - një aleat kyç i Perëndimit

Nigeri është një aleat kyç i Perëndimit, veçanërisht Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Së bashku me ndjenjat antifranceze, u rrit ndikimi rus, i cili u shpreh në praninë e grupit "Uagner" në kryeqytetin, Niamej. 

Megjithatë, në vend ka edhe shumë turq. Që nga hapja e ambasadës turke në Niamej në vitin 2012, janë nënshkruar gjithsej 29 marrëveshje me Nigerin; në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm Rexhep Taip Erdogan vizitoi vendin.  

 Ministria e Punëve të Jashtme tha: “Si pjesë e zhvillimit të bazës ligjore të marrëdhënieve me Nigerin, tashmë janë miratuar disa instrumente ligjore në fushën e shëndetësisë, arsimit, komunikimit, konsultimeve ushtarake dhe politike dhe përjashtimit të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike”.

“Turqia është një nga faktorët për forcimin e ndjenjave antikoloniale në Afrikën Perëndimore, thonë ekspertët. Kritika e fortë e Erdoganit ndaj padrejtësive të vazhdueshme në Afrikë dhe politikave brutale të ndjekura gjatë periudhës koloniale duhet të ketë qenë një faktor i rëndësishëm në padurimin midis tyre me shenjat më të vogla të servilizmit ndaj Perëndimit në përgjithësi dhe francezëve në veçanti. Në vendet e Afrikës Perëndimore si Mali, Çadi dhe Burkina Faso, ka një mospajtim në rritje nga neo-kolonializmi francez. 

"Administratat e reja të Malit, Burkina Fasos dhe Nigerit kanë njoftuar se do të bashkohen kundër Francës, duke luftuar në të njëjtën anë nëse është e nevojshme," tha profesor Enver Arpa, drejtor i Institutit të Studimeve Rajonale në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë, i cili për agjencinë Anadolli foli për rritjen e ndjenjave antikoloniale në Afrikën Perëndimore, veçanërisht në mesin e të rinjve. 

Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të Nulandës, Francës përfundimisht iu desh të tërhiqte trupat e saj nga Mali; ndoshta kështu do të veproj edhe në Niger.  

Ndoshta kjo është arsyeja e vërtetë e gjithë këtij intimidimi me “Wagner”-in dhe Rusinë. Qëllimi kryesor pas gjithë këtij demonetizimi është fakti se 14 ish-kolonitë franceze që përdorën kartëmonedha të shtypura nga banka qendrore franceze janë gati ta ndryshojnë atë, pasi ato bëhen të afta të operojnë në mënyrë të pavarur nga Franca. 

Por megjithatë, grushtet e shteteve në pesë vende pas shpalljes së pavarësisë në Niger - Nigeri:5; Mali: 6; Burkina Faso: 12, Çadi: 6, Guinea: 2, duke përmendur edhe disa nga vendet e tjera të ECOUAS – bëjnë që të merret seriozisht shprehja e vullnetit politik dhe ideologjik.

Nëse elitat tuaja nuk sigurojnë një "reputacion të ndershëm", as paqja dhe as civilizimi nuk do të arrihen aq lehtë sa ju dhe unë dëshirojmë.

Komenti në Sabah nga Hakli Jokal, gazetar i vlerësuar me një sërë çmimesh, profesor në Universitetin Ibën Haldun.

QËNDRONI TË LIDHUR