• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Rokas për MIA-n: Konsideroj se vështirë do të pranohet propozimi për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, procesi i zgjerimit bazohet në unanimitet

Rokas për MIA-n: Konsideroj se vështirë do të pranohet  propozimi për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, procesi i zgjerimit bazohet në unanimitet

 Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Jemi të vetëdijshëm për propozimin e Qeverisë për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por procesi i zgjerimit është i bazuar në unanimitet, që do të thotë se ka qëndrim të BE-së nga të gjitha 27 vendet-anëtare në këtë pikëpamje. Konsideroj se vështirë se do të pranohet, sepse siç shpjegova ka qëndrim të BE-së nga 27 anëtaret për këtë çështje, tha ambasadori i ri evropian Mihalis Rokas, në një intervistë për MIA-n, e cila është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e tij të re në vend muajin e kaluar.

 "Më lejoni të them se, siç e dini, zgjerimi është një proces i bazuar në unanimitet, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë propozim të Qeverisë. Mendimi im modest është se vështirë se do të pranohet, siç e shpjegova më herët ka një qëndrim të BE-së të 27 anëtareve në këtë pikëpamje. Do të thotë, kuptohet, me rëndësi thelbësore është të sigurohemi se jemi të vetëdijshëm për këtë kontekst. Vendimi për ndryshime kushtetuese është vendim sovran i Qeverisë dhe është shumë i rëndësishëm, ne kemi shumë respekt  për atë si Qeveria dëshiron të vazhdojë  më tej dhe zgjidhjet që dëshiron t'i arrijë, por procesi është mjaft i qartë dhe mund të jetë menjëherë  dhe mund të bëhet shumë shpejt dhe ajo që mund të përsëris është përkushtimi i plotë për anëtarësimin në BE, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut", thekson Rokasi.

 Lidhur me propozimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, të ndërmjetësojë në bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes, ambasadori evropian Rokas thotë se nuk dëshiron të komentojë deklarata dhe qëndrime të vendeve-anëtare.

 Ambasadori evropian Rokas, në intervistën për MIA-n, flet edhe për reformat në drejtësi, rekomandimet e Misionit vlerësues, Planin për Rritjen e Ballkanit Perëndimor, BRIKS-in dhe marrëdhëniet BE-Kinë...

 Intervista e plotë e ambasadorit evropiane Rokas do të publikohet nesër.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR