Rokas: Në Komunën e Velesit ekziston një potencial i madh për bujqësinë, ndërsa produktet tuaja mund të eksportohen në BE
- Në rajonin e komunës së Velesit ekziston një tokë e frytshme për prodhimtarinë e produkteve bujqësore, ndërsa produktet tuaja mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, theksoi euroambasadori Mihail Rokas në përgjigje të pyetjes së MIA-s, gjatë vizitës së sotme në komunën e Velesit, duke shtuar se ekzistojnë mekanizma të shumtë të cilat sigurohen përmes programit IPARD për bujqësinë e BE-së.
- Post By Sara Ademi
- 16:20, 27 maj, 2025
Veles, 27 maj 2025 (MIA) - Në rajonin e komunës së Velesit ekziston një tokë e frytshme për prodhimtarinë e produkteve bujqësore, ndërsa produktet tuaja mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, theksoi euroambasadori Mihail Rokas në përgjigje të pyetjes së MIA-s, gjatë vizitës së sotme në komunën e Velesit, duke shtuar se ekzistojnë mekanizma të shumtë të cilat sigurohen përmes programit IPARD për bujqësinë e BE-së.
Euroambasadori Rokas tha se si Bashkim Evropian duan të financojnë në bujqësinë e vendit.
"E gjithë kjo me synimin për ta sjellë bujqësinë tuaj në një gjendje ose nivel që korrespondon me nivelin e zhvillimit të bujqësisë me anëtarësimin e vendit tuaj në BE. Janë të shumta fondet që janë pjesë e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së. Ne si BE besojmë fuqishëm se bujqësia mund të bëhet pjesë e agroturizmit të vendit tuaj. Që në të ardhmen Velesi dhe vendi juaj të vizitohen jo vetëm për qëllime historike, por edhe për prodhimet e shijshme bujqësore nga fermat dhe kantinat tuaja, veçanërisht produktet bujqësore organike si ushqim i shëndetshëm", theksoi Rokas.
Ai shtoi se fuqishëm beson se me zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore do të rritet edhe potenciali ekonomik i vendit.
Euroambasadori Rokas njoftoi se pasdite do ta vizitojë një kantinë të verës e cila financohet me projektin përmes fondeve të BE-së. sa/
Foto: MIA