• e premte, 05 dhjetor 2025

Rokas: Jam i kënaqur që fondet e BE-së kontribuojnë për realizim të suksesshëm të projekteve në Komunën e Velesit

Rokas: Jam i kënaqur që fondet e BE-së kontribuojnë për realizim të suksesshëm të projekteve në Komunën e Velesit

Veles, 27 maj 2025 (MIA) - Me mbështetje nga fondet e BE-së, në Komunën e Velesit, gjatë disa viteve të kaluara u realizuan projekte kapitale, mes të cilave edhe adaptimi i ish-kinemasë së qytetot në Shtëpi evropiane të të rinjve. Me mbështetje nga fondet e BE-së, është ndërtuar edhe projekti kapital për rregullim të rajonit qendror të qytetit, përmes ndërtimit të zonës së parë të këmbësorëve, zgjidhje të kanalizimit atmosferik dhe rregullim të rrugëve.

Njëherit, si projekt prioritar i cili së shpejti do të fillojë të realizohet me mjete nga fondet e BE-së është projekti kapital përndërtim të Stacionit filtrues në Vardar, ndërsa si projekt i dytë do të jetë zgjidhja e deponive të egra jo vetëm në Komunën e Velesit, por edhe në tërë vendin.

Euroambasadori Mihalis Rokas gjatë vizitës së sotme në Komunën e Velesit shprehi kënaqësi që me mbështetje të BE-së janë realizuar të gjitha këto projekte. Ai në konferencën për shtyp informoi se janë takuar dhe kanë biseduar me kryetarin e komunës, Marko Kolev dhe anëtarët e Këshillit komunal, me ç'rast është informuar për sfidat dhe prioritetet që i kanë.

Ai i falënderoi qytetarët e Velesit dhe kryetarin e komunës Marko Kolev të cilët morën pjesë në garën humanitare për të pësuarit në Koçan që javën e kauluar u mbajt në Veles dhe gjashtë qytete të tjera mes të cilave edhe Shkupi, ndërkaq të cilën e mbështeti Delegacioni evropian në Shkup në bashkëpunim me Shtëpitë evropiane të të rinjve.

Rokas sot u takua me përfaqësuesit e Këshillit rinor të komunës, ndërsa pasdite do ta vizitojë Shtëpinë evropiane të të rinjve në qendër të qytetit dhe do të tkaohet me të rinjtë.

Kryetari i komunës Marko Kolev i shprehi falënderim të madh delegacionit të BE-së dhe euroambasadorit Mihalis ROkas për mbështetjen që ia japin Komunës së Velesit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR