• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Roja bregdetare e SHBA-së: Mbetjet e gjetura përputhen me shpërthimin katastrofik të nëndetëses “Titan”

Roja bregdetare e SHBA-së: Mbetjet e gjetura përputhen me shpërthimin katastrofik të nëndetëses “Titan”

Boston, 23 qershor 2023 (MIA) - Mbetjet e gjetura jo shumë larg rrënojave të Titanikut korrespondojnë me “shpërthimin katastrofik të nëndetëses Titan” e cila u zhduk të dielën, një orë e 45 minuta pas zhytjes, kumtoi mbrëmë roja bregdetare amerikane.

Admirali Xhon Mauger nga Roja bregdetare amerikane në një konferencë shtypi në Boston deklaroi se ka të ngjarë të ketë pasur shpërthim të nëndetëses.

"Madhësia e fushës së mbetjeve përputhet me një shpërthim katastrofik të nëndetëses", tha Mauger pasi njoftoi lajmin për vdekjen e ekuipazhit.

Ekuipazhi i nëndetëses Titan humbi, ndërsa korniza e saj për zbritje në fund të ujit dhe kapaku i pasmë u gjetën sot jo larg rrënojave të Titanikut, kumtoi kompania Oushn gejt (Ocean Gate).

“Tani besojmë se drejtori ynë ekzekutiv Stokton Rash, Shahzade Davud dhe djali i tij Sulejman Davud, Hamish Harding dhe Pol-Anri Nargeole fatkeqësisht janë të zhdukur”, bëri të ditur kompania private në një kumtesë të saj.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR