• e mërkurë, 14 janar 2026

Rodriges pohon se Venezuela ka liruar më shumë se 400 të burgosur

Rodriges pohon se Venezuela ka liruar më shumë se 400 të burgosur

Karakas, 14 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Horhe Rodriges deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgu, por organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pohojnë se numri i tyre është shumë më i vogël gjegjësisht nga 60 deri në 70.

Drejtoria e burgut të Venezuelës para dy ditëve njoftoi se nga burgu janë liruar 116 persona.

Organizata joqeveritare e Venezuelës "Foro Penal" e cila ofron ndihmë jurudike për personat e arrestuar njoftoi se nga fillimi i vitit janë arrestuar të paktën 800 të burgosur politikë.

Qeveria e venezuelës pohon se të arrestuarit nuk janë të burgosur politikisht por persona të akuzuar për vepra legjitime penale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR