Kopernik: Viti i kaluar ka qenë i treti më i nxehtë në historinë e matjeve
- Viti i kaluar ka qenë viti i tretë më i nxehtë në historinë e nivelit global, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Qendra evropiane për parashikime afatmesme të motit (ECMWF), i cili udhëheq me shërbimin klimatik "Kopernik" (C3S).
- Post By Melahat Baftija
- 12:39, 14 janar, 2026
Berlin, 14 janar 2025 (MIA) - Viti i kaluar ka qenë viti i tretë më i nxehtë në historinë e nivelit global, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Qendra evropiane për parashikime afatmesme të motit (ECMWF), i cili udhëheq me shërbimin klimatik "Kopernik" (C3S).
Temperaturat globale kanë qenë për 1,47 gradë mbi nivelin paraindustrial (1850-1900), që është për një nuancë më ftohtë nga viti 2023 dhe për 0,13 gradë nën vitin rekord 2024. Megjithatë, temperatura mesatare në periudhën 2023-2025 tejkaloi pragun prej 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale, duke shënuar periudhën e parë trevjeçare në të cilën u shkel kufiri afatgjatë i Marrëveshjes së Parisit.
"Raporti konfirmon se Evropa dhe bota janë në dekadën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë", tha drejtori i përgjithshëm i ECMWF, Florian Papenberger, duke theksuar se aktiviteti njerëzor dhe emetimet e gazrave serrë mbeten nxitësit kryesorë të këtyre vlerave ekstreme.
Evropa regjistroi vitin e saj të tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej 10,41 gradë. Gjysma e sipërfaqes tokësore të planetit përjetoi një numër në rritje ditësh nën stres të rëndë të nxehtësisë (mbi 32 gradë), duke kontribuar në zjarret katastrofike në Evropë dhe Amerikën e Veriut. mb/
Foto: MIA