Teherani paralajmëroi se do t'i sulmojë bazat amerikane në rajon, nëse SHBA e sulmon Iranin
- Teherani i paralajmëroi vendet e rajonit se do t'i sulmojë bazat ushtarake amerikane në ato shtete në rast se SHBA e sulmon Iranin, raportoi "Tajms of Izrael" (Time of Israel).
- Post By Sara Ademi
- 11:53, 14 janar, 2026
Teheran, 14 janar 2026 (MIA) - Teherani i paralajmëroi vendet e rajonit se do t'i sulmojë bazat ushtarake amerikane në ato shtete në rast se SHBA e sulmon Iranin, raportoi "Tajms of Izrael" (Time of Israel).
Një përfaqësues i lartë anonim iranian theksoi se Teherani ka kërkuar nga vendet e rajonit të ndikojnë ndaj Uashingtonit dhe të parandalojnë ndonjë sulm eventual ndaj Iranit.
"Teherani u tha vendeve në rajon, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri në Turqi, se bazat amerikane në ato vende do të sulmohen sikur SHBA të kishte sulmuar Iranin...duke kërkuar nga ato vende ta parandalojnë Uashingtonin ta sulmojë Iranin", theksoi diplomati iranian.
SHBA në Lindjen e Mesme ka baza ushtarake në Arabinë Saudite, Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arave, Oman, Izrael dhe vende tjera. sa/
foto: MIA arkivi