• e diel, 22 dhjetor 2024

Rode: Masat e njëanshme të autoriteteve të Kosovës vetëm sa i hedhin benzinë ​​zjarrit

Rode: Masat e njëanshme të autoriteteve të Kosovës vetëm sa i hedhin benzinë ​​zjarrit

 Prishtinë, 4 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode vlerësoi se zbatimi i vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në vend, pa paraprakisht të kryhen përgatitjet e nevojshme, janë "në kundërshtim me uljen e tensioneve" në mjediset me shumicë serbe në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në faqen e tij zyrtare në platformën "X", Rode ka shkruar se plotësisht pajtohet me reagimin e Bashkimit Evropian, që mëngjesin e sotëm pëmes një kumtese i dënoi masat e njëanshme të Qeverisë së Albin Kurtit për ndalimin e dinarit dhe aksionin për mbylljen e zyrave të institucioneve paralele të të serbëve të Kosovës në disa komuna në veri të Kosovës.

Pasi paraprakisht bëri thirrje që të sigurohet   një periudhë më e gjatë tranzicioni për ndalimin e pagesave me para të gatshme me dinarë, Bashkimi Evropian iu bashkua kritikave të shprehura nga SHBA-ja për aksionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë me të cilat udhëheq Serbia.

 Në një kumtesë të lëshuar mëngjesin e sotëm nga Shërbimi  për Punë të Jashtme të BE-së (EEAS), kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës "të ndalojnë me veprimet e njëanshme që nxisin tensione", ndërsa ambasadori gjerman porositi se pajtohet me këtë reagim. 

 "Përsëri, plotësisht e mbështes  këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm i hedhin benzinë ​​zjarrit dhe janë në kundërshtim në uljen së tensioneve. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja është vendi i vetëm i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre çështjeve", ka shkruar Rode në platformën "X".

 

QËNDRONI TË LIDHUR