• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rode: Kosova dhe Serbia t'i përmbushin obligimet e ndërmarra me marrëveshjen nga Brukseli

Rode: Kosova dhe Serbia t'i përmbushin obligimet e ndërmarra me marrëveshjen nga Brukseli

Prishtinë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode thotë se për momentin nuk duhet të diskutohet nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, e shkurtit përkatësisht marsit të këtij viti, por zbatimi i saj si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në intervistën e sotme për RTV21, Rode e ceki, siç tha, rëndësinë e madhe të implementimit të marrëvehsjes dhe aneksit, në mënyrë që të përparohet në përpjekjet për stabilizim të marrdëhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe porositi se të dy vendet "duhet" t'i përmbushin obligimet e veta.

"E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar, por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia", ka Rode.

Përfaqësuesi diplomatik gjerman në prishtinë kërkoi nga Qeveria që ta kryejë obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si parakusht kryesor për arritje të përparimit në negociatat me Serbinë, që po zhvillohen me ndërmjetësim të BE-së.

"Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin nga ajo. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i Asociacionit. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia duhet t’i bëjë detyrat e saj", ka shtuar Rode.

Sipas ambasadorit të Gjermanisë, zgjidhja e tensioneve në veri të vendit duhet të bëhet përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të Asociacionit.

"Pjesë e zgjidhjes dhe zgjidhja është procesi i normalizimit dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të sjellë dhe është synim i normalizimit të jetës për të gjithë në Kosovë dhe kjo përfshin veriun”, ka thënë më pas ambasadori gjerman. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR