• e hënë, 23 dhjetor 2024

Robles: Spanja do të dërgojë raketa kundërajrore “Patriot” në Ukrainë

Robles: Spanja do të dërgojë raketa kundërajrore “Patriot” në Ukrainë

Madrid, 26 prill 2024 (MIA) - Spanja do të dërgojë raketa kundërajrore “Patriot” në Ukrainë, konfirmoi sot ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles.

Robles paralajmëroi dorëzimin e një grupi raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës, në të cilin ajo mori pjesë përmes video-konferencës.

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Spanjës për këtë çështje nuk përmendet numri i raketave që do të dërgojë Spanja.

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së të hënën premtuan se do të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën pasi Kongresi amerikan e miratoi pakon e madhe të ndihmës për Kievin.

Spanja është një nga vendet e pakta që ka sisteme kundërajrore "Patriot".

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski beson se vendi i tij duhet të marrë të paktën shtatë sisteme raketore kundërajrore "Patriot". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR