• e hënë, 08 korrik 2024

Robert F. Kenedi më i riu po sfidon Bajdenin për nominimin presidencial

Robert F. Kenedi më i riu po sfidon Bajdenin për nominimin presidencial

Uashington, 6 prill 2023 (MIA) - Demokrati Robert  F. Kenedi më i riu dje paraqiti një deklaratë për kandidaturë në Komisionin Federal amerikan të Zgjedhjeve dhe kështu sfidoi presidentin aktual Xho Bajdenin për nominimin në Partinë Demokratike.

Kenedi më i iru (69) është nipi i ish-presidentit amerikan Xhon F. Kenedi dhe djali i vëllait të tij të vrarë Robert F. Kenedi.

Kenedi më i riu më parë ishte autor i bestselerëve dhe avokat për mjedisin jetësor, por për 15 vitet e fundit ai ka qenë një nga kundërshtarët më të shquar të imunizimit, duke argumentuar se vaksinat nuk janë të sigurta.

Kenedi gjatë kohë ka qenë i përfshirë në lëvizjen kundër vaksinave, por aktiviteti i tij është intensifikuar gjatë pandemisë dhe zhvillimit të vaksinave kundër koronavirusit. ls/ 

Foto: Fejsbuk i Kenedi më të riut.

 

QËNDRONI TË LIDHUR