• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rjabkov: Sistemimi eventual i armëve bërthamore të NATO-s në Poloni do të ishte një objektiv legjitim ushtarak për Rusinë

Rjabkov: Sistemimi eventual i armëve bërthamore të NATO-s në Poloni do të ishte një objektiv legjitim ushtarak për Rusinë

Moskë, 25 prill 2024 (MIA) - Sistemimi eventual i përhershëm i armëve bërthamore të NATO-s në Poloni do të jetë objektiv legjitim për Rusinë, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov.

Në një deklaratë për mediat ruse Rjabkov theksoi se misionet e përbashkëta bërthamore të vendeve të NATO-s në afërsi të kufirit me Rusinë paraqesin kërcënim për sigurinë ruse.

Presidenti polak Andzhej Duda kohë më parë deklaroi se autoritetet polake janë të gatshme të pranojnë armë bërthamore amerikane në territorin e tyre.

"Të gjithë politikanët të cilët flasin për një opsion të tillë brenda dhe jashtë Polonisë duhet ta dinë se çdo hap në atë drejtim nuk do të kontribuojë  për sigurinë e Polonisë dhe objektet përkatëse do të jenë në mënyrë të pashmangshme një objektiv", tha Rjabkov. sa/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR