Rjabkov: Rusia mund t'i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në nëse Uashingtoni i konfiskon fondet e ngrira të saj
- Rusia mund t'i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në nëse Uashingtoni i konfiskon fondet ruse të ngrira për shkak të konfliktit në Ukrainë, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Rjabkov, raportojnë mediat britanike.

Moskë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Rusia mund t'i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në nëse Uashingtoni i konfiskon fondet ruse të ngrira për shkak të konfliktit në Ukrainë, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Rjabkov, raportojnë mediat britanike.
"SHBA-ja nuk duhet të jetojë në iluzionin se Rusia me dy duar mbahet në marrëdhëniet diplomatike me këtë vend", tha Rjabkovi.
Foto: Arkivi i MIA-s