• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rizgjidhet kreu u komunitetit mysliman shqiptar, para selisë protesta me akuzat se janë "gylenistë"

Rizgjidhet kreu u komunitetit mysliman shqiptar,  para selisë protesta me akuzat se janë

Tiranë, 23 mars 2024 (MIA) - Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) në mbledhjen e sotme të Kryesisë është rizgjedhur Bujar Spahiu, i cili në këtë funksion ishte pesë vitet e fundit.

Për rizgjedhjen e tij votuan 82 nga 92 anëtarë të kryesisë. Kundërshtarët e tij, Eduard Shefki dhe Emirian Vetaj, morën nga tre vota, ndërsa katër fletë votime ishin të pavlefshme.

Ndarja ka qenë e pranishme në komunitet për një kohë të gjatë, me akuza nga disa prej imamëve dhe besimtarëve se lidershipi është i lidhur me organizatën e Fetullah Gylenit, të cilin Turqia e konsideron terroriste. Disa prej tyre u shprehën të pakënaqur me protestën para Medresesë në kohën kur po zhvillohej procesi zgjedhor për emërimin e kryetarit të ri.

"Rreziku nga gylenistët për Shqipërinë është shumë i madh, sepse në disa vende të botës organizata "Feto" është shpallur organizatë terroriste dhe tek ne mbështetësit e saj drejtojnë komunitetin, akuzuan pjesëmarrësit e protestës duke mbajtur pankarta që ndër të tjera shkruante "Legjitimiteti i KMSH-së, “Gylenistët të largohen nga udhëheqja e KMSH-së".

Më herët, kërkesë për "pastrimin e pjesës tjetër të kësaj organizate në Shqipëri" nga kryeministri Edi Rama kërkoi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan,  gjatë vizitës së tij në Ankara më 20 shkurt.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe kreu i diplomacisë turke, Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 29 janar, të cilën sipas mediave ia ka paraqitur edhe kolegut të tij shqiptar, Igli Hasani, se menaxhmenti i KMSH-së është i lidhur me të ashtuquajturit Organizata "Feto", për këtë arsye nuk ka vizituar selinë e komunitetit.

Sipas ekspertëve të fushës së çështjeve fetare në këtë vend, nga 880 xhami, madje 600 udhëhiqen nga "gylenistët". sa/

Foto: KMSH

QËNDRONI TË LIDHUR