Risteski: Pas 1 korrikut Komisioni për konstatim të përfaqësimit të sindikatave në kuadër të Këshillit socio-ekonomik do të punojë turbo
- Këshilli socio-ekonomik (KSE) punon me kapacitet të plotë, pasi që kishte stagnime për shkak të mungesës së përfaqësimit të sindikatave, pohon zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili në Shtip iu përgjigj pyetjes se deri ku ka arritur puna e KSE-së dhe a ak mundësi që deri në fund të muajit të ketë edhe mbledhje.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:42, 18 qershor, 2025
Shtip, 18 qershor 2025 (MIA) - Këshilli socio-ekonomik (KSE) punon me kapacitet të plotë, pasi që kishte stagnime për shkak të mungesës së përfaqësimit të sindikatave, pohon zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili në Shtip iu përgjigj pyetjes se deri ku ka arritur puna e KSE-së dhe a ak mundësi që deri në fund të muajit të ketë edhe mbledhje.
"Në mënyrë maksimale po numërohen aplikimet nga sindikata të caktuara. Megjithatë, kur pati takim të tërë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me shumicën e sindikatave në Maqedoni, një prej kërkesave nga të gjitha sindikatat ishte të ulet censusi për marrje të numrit të përfaqësimit. Ai proces është në rrjedhë në Parlament, kur do të miratohet ligji, gjithashtu do të njoftohet opinioni", tha Ristevski.
I pyetur nëse ka mbledhje të KSE-së, Risteski dha përgjigje konfirmuese dhe thotë ka mbledhje, ndërsa për momentin është edhe periudha e sjfrytëzimit të pushimeve vjetore. Ai shtoi se nga 1 korriku do të punojë Komisioni për konstatim të përfaqësimit të sindikatave.
"Kështu që, pas 1 korrikut, fillon të punojë turbo, siç ka punuar edhe më parë. Mund t'i lavdëroj se punojë shkëlqyeshëm dhe në mënyrë transparente, janë konstruktivë dhe punojnë të gjithë së bashku. Atje e dini se Komisioni punon në përbërje të plotë dhe janë të pranishëm edhe Organizata e punëdhënësve dhe përfaqësuesve nga organet e Qeverisë. megjithatë edhe sindikatat", deklaroi Risteski. ab/
foto: МIА