• e enjte, 04 dhjetor 2025

Risteski nga Kumanova: Kursim prej rreth 3.000 denarë për dy nxënës, sipas të dhënave fillestare nga masa "shporta shkollore"

Risteski nga Kumanova: Kursim prej rreth 3.000 denarë për dy nxënës, sipas të dhënave fillestare nga masa

Kumanovë, 17 shtator 2025 (MIA) - Përfundoi masa "shporta shkollore", kursimi për dy nxënës është rreth 3,000 denarë, njoftoi sot nga Kumanova, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili paralajmëroi se të premten do të dërgojnë njoftim në Qeveri me informacionet përfundimtare për masën. "Shporta shkollore" si masë filloi nga 15 gushti dhe zgjati deri më 15 shtator të këtij viti. 

"Masa ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjithë nxësësit para se gjitha për prindërit e nxënësve dhe studentëve pasi viti studentor po fillon. Mendoj se ka mundësi të shkëlqyer në të gjitha pikat ku blihen materialet shkollore për t'i blerë ato me çmime më të ulëta, ashtu siç ishte parashikuar nga vendimi dhe masa", tha Risteski gjatë vizitës së tij në Kumanovë. 

Siç theksoi zëvendësministri, Inspektorati i Tregut ka kryer rreth 150 kontrollla në mbi 400 objekte që shesin materiale shkollore, librari, markete, objekte tjera, pika kontrolli.

"U vunë re lëshime të vogla këtu e atje. Në përgjithësi, iu përmbajtën masës, vetë tregtarët e respektuan, pati disa vërejtje, megjithatë në fund masa u respektua. Mendoj se nga ajo që kemi si njohuri fillestare, ndërsa të dhëna përfundimtare do të kemi të premten me një njoftim në Qeveri, çdo nxënës ka kursyer nga 750 deri në 2.000 denarë, dhe një familje mesatare që ka dy nxënës ose studentë do të kishte kursyer në këtë periudhë 3.000 denarë, pikërisht me shportën shkollore", tha Risteski. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR