• e premte, 22 nëntor 2024

Risteski: Me shportën konsumatore të vjeshtës i stabilizuam dhe i ulëm çmimet

Risteski: Me shportën konsumatore të vjeshtës i stabilizuam dhe i ulëm çmimet

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Shporta konsumatore e vjeshtës dha rezultate të mira. Krijuam stabilizim dhe ulje të caktuar të çmimeve për dallim nga vitet e kaluara kur kishte rritje, vlerësoi sonte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Shporta sindikale, sqaroi, ka gjithsej 43 produkte ushqimore të cilat hynë me automatizëm në shportën vjeshtore, por në shportën vjeshtore janë 73. Nëse marrim 960 denarë përafërsisht 1000 denarë bga shporta sindikale përballë asaj vjeshtore, mesatarja do të ishte 1200 deri 1500 denarë. Ndoshta njerëzit pritën ulje drastike, por qëllimi ynë ishte stabilizim i çmimeve, përndryshe do të ishin më të larta, theksoi zëvendësministri Risteski.

Në periudhën në vijim, shtoi, me masa të ngjashme do të tentojmë të kemi ulje akoma më të mëdha tek disa produkte të caktuara. "Tani tek disa produkte të caktuara pati ulje për dy-tre denarë, tek disa nuk pati, ndërsa tek disa ulja ishte edhe deri 30 për qind", theksoi Risteski.

Masa, siç theksoi, është sjellë shkëlqyeshëm, pati disa tregtarë të cilët deshën të mashtrojnë, por Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) shpresoj se në periudhën e kaluar seriozisht e ka kryer punën dhe në disa momente u paraqit me dënime të cilat nuk ishin të vogla.

Siç konfirmuan për MIA-n nga Qeveria, Vllatko Stojkoski është drejtor i ri i Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT).

Ristoski kumtoi se tashmë po përgatitet shoprta konsumatore e Vitit të Ri, e cila, siç theksoi, për herë të parë do të ketë masa të tjera interesante, të cilat do të jenë inovative dhe me të cilat për herë të parë qytetarët do të ndjejnë ulje të caktuar të disa produkteve të cialt më së shumti konsumohen në periudhën e dimrit.

Sipas Ristoskit, me masën qeveritare për kufizim të marzhës së fitimit për pasisjet shkollore, ka pasur ulje të çmimeve për 25 deri 35 për qind apo prej 750 deri 2000 denarë për familje, varësisht kush sa ka shpenzuar. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR