• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rinovohet Reparti i reumatologjisë dhe kardiologjisë në Klinikën e fëmijëve në Shkup

Rinovohet Reparti i reumatologjisë dhe kardiologjisë në Klinikën e fëmijëve në Shkup

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup sot zyrtarisht është vënë në përdorim Reparti i rinovuar i reumatologjisë dhe kardiologjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në fjalimin e tij në ceremoni deklaroi se renovimi dhe ripajisja e plotë e repartit të reumatologjisë dhe kardiologjisë në Klinikën e Fëmijëve është realizuar me donacion nga "Banka komerciale" në vlerë prej 4.984.000 denarë.

"Reparti i Reumatologjisë dhe Kardiologjisë është rinovuar tërësisht në një kohë rekord, është pajisur me shtretër të rinj spitalorë, ambjente sanitare dhe dollapë, me qëllim ofrimin e kushteve cilësore për qëndrimin e pacientëve dhe kujdesin dhe vëmendjen maksimale nga stafi mjekësor", deklaroi Mexhiti.

Shëndetësia, shtoi ai, është një segment vërtet i ndjeshëm dhe ndihma është gjithmonë e mirëseardhur, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët dhe shëndetin e tyre.

“Ky është një kontribut i rëndësishëm me të cilin ne ofrojmë një ambient më komod për të dashurit tanë, me qëllim shërim sa më të shpejtë”, shtoi ministrja.

U.D. Drejtoresha mjekësore e Klinikës, Stojka Naceva Fustiq, tha se ky repart është një nga repartet thelbësore të Klinikës, ku diagnostikohen, trajtohen dhe monitorohen fëmijët me këto sëmundje.

"Për shkak të vjetërsimit të inventarit dhe dëmtimit të pjesëve të caktuara të repartit, ka lindur nevoja për rinovimin e pajisjeve. Në një kohë rekord, departamenti mori një fytyrë krejtësisht të re. U vendos dysheme e re, u rinovuan dhomat e spitalit, dhomat e intervenimit, shtretërit e rinj, dollapët e rinj, sqaroi ajo.

Naceva Fushtiq ka bërë të ditur se numri mesatar i pacientëve të shtruar në këtë repart në vit është rreth dhjetë pacientë, numri i cili varion në varësi të nevojave.

Në pyetjen e gazetarëve se a ka nevojë për renovim të reparteve të tjera të Klinikës, ajo u përgjigj se po vazhdojnë me renovimin.

U.D. Drejtori organizativ i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Arkin Jahiji, tha se donacioni për ta do të thotë shumë dhe se tani kanë kushte shumë më të mira.

“Klinika për sëmundjet e fëmijëve mbetet e hapur për të gjitha kompanitë me përgjegjësi sociale që dëshirojnë të dhurojnë dhe përmirësojnë kushtet në shëndetin publik”, tha Jahiji.

Drejtoresha kryesore inanciare dhe anëtare e Bordit Drejtues të "Bankës Komerciale", Maja Stevkova Shterieva, ka uruar që në të ardhmen asnjë fëmijë të mos duhet të hyjë nga dera e departamentit.

"Megjithatë, përgjegjësia mbetet për të ofruar kushte moderne dhe humane për trajtimin e çdo fëmije që do të ketë nevojë. Qëllimi ynë ishte të kontribuojmë në lehtësimin e punës së stafit mjekësor, i cili gjithmonë ka një përgjegjësi dhe obligim të madh për të siguruar një të ardhme të pakujdesshme për të dashurit e tyre, theksoi ajo.

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve, shtoi Stevkova Shterieva, duhet të jetë prioritet kryesor i çdo shoqërie, nga e cila asnjë institucion nuk duhet të devijojë dhe paralajmëroi ndihmë të mëtutjeshme për shëndetin publik. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR