• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Rilindja e PD-së": Në protestë kishte 120.000 persona, Basha e dorëzoi vulën

Tiranë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Krahu më i shumtë i Partisë Demokratike të opozitës shqiptare – "Rilindja e PD"-së ka thirrur Lulzim Bashën, kreun zyrtar të partisë, që t’i dorëzojë vulën për të ndryshuar emrin e kryetarit të partisë në gjykatë.

Duke përcjellë qëndrimin e "Rilindjes së PD-së", Floriana Garo, tha se Basha duhet ta bëjë urgjentisht, pasi prania masive e protestës së mbrëmshme konfirmon mbështetjen më të madhe për ta, si nga anëtarësia ashtu edhe nga qytetarët.

"Sipas një vlerësimi të përafërt, në protestën e mbrëmshme morën pjesë rreth 120 mijë qytetarë, ndoshta edhe më shumë, për çka falënderojmë të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që erdhën atje për të mbështetur opozitën dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Ai konfirmoi se për kë janë demokratët. I bëj thirrje Bashës dhe deputetëve që e mbështesin të dorëzojnë vulën e PD-së", tha Garo.

Selia e partisë u mor me dhunë dhe tani po përdoret nga mbështetësit e Berishës, ndërsa vula dhe logoja janë te Lulzim Basha, emri i të cilit figuron në regjistrin gjyqësor si kryetar i partisë. Në parlament shumica e deputetëve janë me Berishën, 47 nga gjithsej 55 aq sa ka PD.

Lidhur me protestën ka reaguar edhe ish kreu i shtetit shqiptar, tashmë lider i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e vlerësoi atë si një "protestë madhështore dhe një sukses të madh në skenën ndërkombëtare".

"Protesta madhështore e djeshme e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit dhe mesazhi i qartë që ai dha mori një reagim të madh në mediat më prestigjioze botërore. Një sukses i madh në skenën ndërkombëtare të betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor", shkruan Meta. sa/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR