• e diel, 22 dhjetor 2024

Rikeni është drejtori i ri i përgjithshëm i Borusisë Dortmund

Rikeni është drejtori i ri i përgjithshëm i Borusisë Dortmund

Dortmund, 23 prill 2024 (MIA) - Ish-futbollisti gjerman Lars Riken (47) është emëruar drejtor i ri i përgjithshëm i Borusisë Dortmundit, njoftoi Bundesliga.

Rikeni pothuajse të gjithë karrierën e tij  e kaloi në Borusi Dortmund, ndërsa që nga viti 2001 ka qenë në krye të qendrës stërvitore të klubit. Në detyrën e re do të hyjë më 1 maj. 

 Rikeni vjen në vendin e Hans-Joakim Vacke, i cili paraprakisht këtë sezoni paralajmëroi se do të pensionohet në fund të sezonit.

 "Kam besim se me forcën e jashtëzakonshme të këtij klubi do të arrijmë fitore të mëdha", tha Rikeni.

 Borusia Dortmund për momentin është e pesta në Bundesligë dhe do të luajë kundër Paris Sen-Zherman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në fillim të majit.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR