Rikahëzohet rruga Kriva Pallankë-Kumanovë, ekipe të "Rrugëve të Maqedonisë" po punojnë në terren
- Komuniakcioni në drejtimin rrugor të magjistrales A2, Kumanovë - Kriva Pallankë, po rikahëzohet përmes rrugës alternative pasi që u mbyll për komunikacion para rreth dy orëve për shkak të shembjeve të mëdha që i kapluan korsitë afër fshatit Ruginci, afër vendit të quajtur "Kthesa e Ruginit".
- Post By Arta Bunjaku
- 14:00, 4 nëntor, 2023
Kriva Pallankë, 4 nëntor 2023 (MIA) - Komuniakcioni në drejtimin rrugor të magjistrales A2, Kumanovë - Kriva Pallankë, po rikahëzohet përmes rrugës alternative pasi që u mbyll për komunikacion para rreth dy orëve për shkak të shembjeve të mëdha që i kapluan korsitë afër fshatit Ruginci, afër vendit të quajtur "Kthesa e Ruginit".
Komuniakcioni në drejtimin rrugor të magjistrales A2, Kumanovë - Kriva Pallankë, po rikahëzohet përmes rrugës alternative pasi që u mbyll për komunikacion para rreth dy orëve për shkak të shembjeve të mëdha që i kapluan korsitë afër fshatit Ruginci, afër vendit të quajtur "Kthesa e Ruginit".
"Ekipe të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve rajonale 'Rrugët e Maqedonisë' janë në terren, mekanizimi po punon intensivisht, por ndërprerja zgjatë ende", informoi udhëheqësi i seksionit të "Rrugëve të Maqedonisë", Bobi Dimittrovski.
Theksoi se të gjitha automjetet po rikahëzohen në rrugën alternative.
"Komunikacioni tani për tani, me ndihmën e nëpunësve nga Sektori për punë të brendshme dhe të punësuarve në NP 'Rrugët e Maqedonisë' po rikahëzohet nëpër rrugën e vjetër Kumanovë-Kriva Pallankë, afër Grushinës", saktësoi Dimitrovski. ab/
Foto: "Rrugët e Maqedonisë"