• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rijad Hixhab, kandidat i mundshëm për shef të qeverisë kalimtare të Sirisë

Rijad Hixhab, kandidat i mundshëm për shef të qeverisë kalimtare të Sirisë

Paris, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Ish kryeministri i Sirisë, Rijad Hixhab i cili iu bashkua opozitës mund të emërohet në krye të qeverisë kalimtare të Sirisë, shkruan sot gazeta franceze “Figaro”, duke u thirrur në burime të mirëinformuara.

Hixhab ka qenë shkurt në krye të qeverisë së Sirisë nga qershori deri në gusht të vitit 2012, në fillim të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad, përpara se të largohet në Jordani për t'u bashkuar me opozitën.

Nëse Hixhab bëhet shef i qeverisë kalimtare, SHBA-ja nuk do të duhet të bashkëpunojë me Abu Muhamed al-Xhulani të cilin e konsiderojnë si terrorist dhe që është në krye të Hajat Tahrir al-Sham, koalicionit rebel të dominuar nga islamistët që e mposhtën nga froni, shkruan gazeta parisiene.

Përfaqësuesit e opozitës së armatosur në Siri njoftuan dje se kanë vendosur kontroll mbi vendin, ndërsa Bashar al-Asad dhe familja e tij u strehuan në Moskë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR