• e diel, 22 dhjetor 2024

Riemërohet misioni i NATO-s në Ukrainë 

Riemërohet misioni i NATO-s në Ukrainë 

Bruksel, 11 qershor 2024 (MIA) - NATO ka rënë dakord për një emër të ri për misionin e saj në Ukrainë: Projekti nuk do të quhet më Misioni i NATO-s në Ukrainë (NMU), por Ndihma dhe stërvitja e sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NATU).

Diplomatët për DPA-në kanë deklaruar se emri i ri konsiderohet një fitore për Gjermaninë,  sepse sqaron se misioni i referohet aktiviteteve mbështetëse dhe stërvitëse.

Shumica e vendeve-anëtare e kanë mbështetur emrin NATO Misioni Ukrainë, por qeveria gjermane argumentoi se kjo mund të keqinterpretohet si Aleanca që synon të dërgojë trupa në Ukrainë dhe mund të përdoret nga Rusia për propagandë kundër Aleancës.

Anëtarë të tjerë pohuan se Kremlini do ta dënojë projektin e NATO-s në propagandën e tij, sido që të quhet.

Roli i NSATU-së do të jetë kryesisht koordinimi ndërkombëtar i dërgesave të armëve dhe aktiviteteve stërvitore për Forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo shihet gjithashtu si një masë paraprake në rast se Donald Tramp kthehet si president i SHBA-së në janar të vitit 2025.

Deklaratat e mëhershme të Trampit kanë ngritur dyshime nëse SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nën udhëheqjen e tij.

Aleanca ka frikë se ndryshimi i politikës në Uashington do të ndikojë në koordinimin e dërgesave të armëve dhe aktiviteteve stërvitore të forcave të armatosura të Ukrainës, shkruan DPA.

Kjo detyrë deri më tani është kryer nga SHBA-ja. Në fund të vitit 2022, ata formuan njësitin prej rreth 300 ushtarë të ashtuquajtur Grupi i sigurisë së ndihmës-Ukrainë (SAG-U) në shtabin evropian të Forcave të armatosura të SHBA-së në Vizbaden, Gjermani.

Misioni i NATO-s tani do të ketë afërsisht të njëjtin numër të personelit. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR