• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ribalanci i buxhetit para anëtarëve të Komisionit për financim, reagojnë sindikatat për marrëveshjet kolektive

Ribalanci i buxhetit para anëtarëve të Komisionit për financim, reagojnë sindikatat për marrëveshjet kolektive

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ribalancimi i Buxhetit sot duhet të jetë në rend dite të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Seanca është caktuar në orën 11:00.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318 miliardë 150 milionë denarë dhe shënojnë rritje për 8 miliardë e 22 milionë denarë, përderisa shpenzimet janë projektuar në nivel prej 362 miliardë 816 milionë denarë, gjegjësisht në anën e shpenzimeve ka rritje prej 19 miliardë 178 milionë denarë. 

Rritja e PBB-së është rishikuar nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 2,1 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivelin 3,5 për qind. Në gjysmën e dytë të vitit pritet ngadalësim i rritjes së inflacionit, gjegjësisht stabilizim i çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike.

Sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit janë të drejtuara drejt rishikimit të projeksioneve nismëtare fiskale në përputhje me lëvizjet makroekonomike në gjysmën e parë të vitit, ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore për servisimin e detyrimeve më me prioritet, si dhe optimizimin e burimeve të financimit të deficitit buxhetor. 

Të mërkurën e kaluar, më 17 korrik, në konferencë për shtyp në Qeveri, ministrja e Financave tha se janë siguruar para për pagesën e pagave, për rritjen e paralajmëruar të pensioneve, e cila do të shkojë në dy faza, si dhe për të gjithë detyrimet ligjore që dalin nga Buxheti.

 

Siç theksoi për paga janë paraparë 4,1 miliardë denarë, prej tyre 1,1 miliardë denarë për bllok subvencione që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë, pesë miliardë denarë për pensione, 600 milionë denarë për pagesë sipas vendimeve gjyqësore, një miliard denarë për pagesën e ndihmës juridike financiare në zonat, e cila nuk është siguruar, 322 milionë denarë për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të cilat nuk ishin planifikuar për pagesë për media sipas Kodit Zgjedhor, 644 milionë denarë për ushqim dhe bursa studentore...

Gjatë miratimit të Ribalancit të buxhetit, Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave miratoi disa konkluzione. Ndër to i ka obliguar shfrytëzuesit buxhetorë gjatë lidhjes së kontratave kolektive që të kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual dhe shumat maksimale të përcaktuara të shpenzimeve në afat të mesëm. Ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave me rastin e lidhjes së kontratave kolektive.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në deklaratë për media ka konfirmuar se deri në fund të këtij viti nuk do të ketë rritje pagash për punëtorët shëndetësorë dhe nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes së re kolektive për shkak të deficitit buxhetor.

"Shpresoj që të mos ketë shkurtime të mëdha buxhetore në shëndetësi, sepse duhet të mbijetojmë dhe t'ia dalim deri në nëntor të këtij viti. Kam pasur një takim me sindikatat, do ta kem sërish dhe do të kërkoj mirëkuptim që ndoshta të arrijmë marrëveshje për vitin e ardhshëm. Këtë vit praktikisht është e pamundur të miratohet një marrëveshje e re kolektive, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Во Љубљана утрово почна главното судско рочиште против 11 лица и една компанија, кои се дел од најголемата здравствено-корупциска афера во Словенија. На првото рочиште кое се одржа во мај и ј

Edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në një intervistë televizive tha se marrëveshja kolektive do të nënshkruhet kur të krijohen kushtet për të.

"Unë jam profesor, dua që profesorët të kenë paga të larta, por dua që edhe paga minimale të jetë më e lartë. Nëse ekonomia nuk mund ta përballojë këtë, mendoj se kjo ishte populizm i pastër politik që na solli në një situatë edhe më të vështirë. Nuk do t'i gënjej mësuesit e mi, mësuesit e MASH mësuesit e këtij vendi. Kur të ketë kushte dhe jam e sigurt se deri në fund të mandatit do të ketë kushte, dashtë Zoti dhe më shpejt do të nënshkruhet marrëveshja kolektive dhe do ta marrin pagën sipas marrëveshjes kolektive", tha Janeva në një intervistë për televizionin Telma.

Kanë reaguar Sindikata e pavarur e punëtorëve pranë Qendrës Klinike, ndërsa reagim për konkluzionet e qeverisë për marrëveshjet kolektive ka ardhur edhe nga Sindikata e AAGJSH-së.

 

Синдикатот на управата, правосудството и здруженијата на граѓани (УПОЗ) денеска го реализираше најавениот протест со двочасовен прекин на работата во сите министерства, агенции, фондови, упра

Pas kalimit të ribalancimit të buxhetit në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ai duhet të jetë në seancë plenare.

Lidhjae Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga Qeveria rritjen e pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të funksionimit të saj.

"Kërkesat tona janë rritje e pagave të punëtorëve sepse kemi parë që zyrtarët nuk mund të mbijetojnë me 78 për qind më të lartë paga. Kërkojmë 450 pagë minimale në 100 ditët e para të qeverisë së re, si dhe rimbursim të shpenzimeve të ushqimit dhe transportit. Nëse e dimë se zyrtarët sot e kanë të vështirë të mbijetojnë me 2500 euro, ne punëtorët e kemi të vështirë të mbijetojmë me 25000 dhe 35000 denarë. Sot punëtorët kanë dalë të thonë se nuk janë të kënaqur me atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Së pari duhet të jenë të kënaqur punëtorët, e pastaj vetë ata", deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në protestën e 1 Majit.

Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që është planifikuar për korrigjime të pagave në administratë për shkak të inflacionit do të realizohet, ndërsa për rritjen e tjera të pagave fillimisht duhet të kontrollohet gjendja.

“Në të njëjtën kohë do të shohim se çfarë do të bëhet me pagën minimale”, tha ministrja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR