Ribalanci i buxhetit në mbledhje të Qeverisë, janë paralajmëruar më shumë para për komunat, për shëndetësinë, për paga më të larta, pensione, subvencione
- – Në mbledhje të Qeverisë sot do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili u përgjigj në pyetje ku do të shkurtohet dhe ku do të ketë më shumë para me ribalancin e ri. Ai theksoi se në ribalancin e ri të buxhetit do të ketë më shumë para për komunat, paga më të mëdha, pensione, si dhe për shëndetësinë.
- Post By Fitore Curri
- 14:32, 19 qershor, 2025
Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) – Në mbledhje të Qeverisë sot do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili u përgjigj në pyetje ku do të shkurtohet dhe ku do të ketë më shumë para me ribalancin e ri. Ai theksoi se në ribalancin e ri të buxhetit do të ketë më shumë para për komunat, paga më të mëdha, pensione, si dhe për shëndetësinë.
“Aty janë mjetet për ato projekte, të cilat janë në kuadër të njësive të vetëqeverisjeve lokale, mjete për më shumë subvencione, paga më të larta, pensione, etj, etj dhe shëndetësi. Por, pastaj të themi pas miratimit të Propozim-buxhetit në lexim të parë në kuadër të mbledhjes së qeverisë kjo supozoj do të sqarohet para mediave”, deklaroi Mickoski.
I pyetur për raportin e Entit Shtetëror të Statistikave në lidhje me bujqësinë, ku janë shënuar inpute më të mëdha dhe autpute më të mëdha dhe është pozitive për bujqit dhe çka mund të presin nga ribalanci i buxhetit, Mickoski u përgjigj se kjo është absolutisht e saktë, ka rritje të çmimeve ndaj blerësve dhe më shumë para për bujqit në investime të reja.
“Absolutisht kjo është e saktë dhe këtë e tregon Raporti i ri i Entit Shtetëror të Statistikave dhe kemi rritje dyshifrore të autputit, gjegjësisht rritje të çmimeve ndaj blerësve, që në përgjithësi shkon për eksport dhe do të thosha të parëndësishëm prej 1,2 për qind input të rritur, kjo në shpenzimet, në anën e shpenzimeve të bujqve dhe kjo është tashmë disa muaj dhe kjo është e shkëlqyer, parametër i shkëlqyer. Kjo nënkupton më shumë para për investime, më shumë para për bujqit”, tha Mickoski.
Sa i përket mbështetjes të cilën e jep Qeveria, kryeministri Mickoski theksoi se vitin e kaluar është dhënë mbështetje për bujqit më shumë se 8,6 miliardë denarë.
“Para të dhëna bujqve për pagesën e subvencione të mbetura nga viti 2021 paguam, prej vitit 2021, 2022, 2023, 2024, mendoj se është rrumbullakosur dhe tani duhet të mendohet për vitin aktual. Kështu që nga vitit 2021 u paguan subvencione të mbetura prej 8,6 miliardë denarë”, deklaroi Mickoski, në ngjarje me rastin e hapjes së “Makedonsko sello” në Shkup. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s