• e diel, 06 tetor 2024

Rezultatet PISA 2022: Nga 81 vende, nxënësit në Maqedoninë e Veriut në vendin e 61-të për matematikë, në vendin e 71-të për shkrim-lexim gjuhësor dhe në vendin e 68-të për shkenca natyrore

Rezultatet PISA 2022: Nga 81 vende, nxënësit në Maqedoninë e Veriut në vendin e 61-të për matematikë, në vendin e 71-të për shkrim-lexim gjuhësor dhe në vendin e 68-të për shkenca natyrore

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian (OECD) i publikoi rezultatet nga testimi ndërkombëtar PISA i zbatuar në vitin 2022, në të cilin kanë marrë pjesë nxënës të moshës 15-vjeçare nga 81 vende të botës. 

Siç bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në vitin 2018. 

"Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim jemi renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë", njoftoi MASH-i.

Ministria thekson se rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2022 tregojnë një rënie të përgjithshme të nivelit të shkrim-leximit gjuhësor, matematikor dhe shkencor tek nxënësit e moshës 15 vjeçare në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe se kjo vjen si pasojë e "pasojave negative të pandemisë Kovid-19 për cilësinë e arsimit në shkallë globale".

"Rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për rishikimin e politikave aktuale dhe krijimin e politikave arsimore të ardhshme. PISA është një nga testimet ndërkombëtare më kredibile dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Detyrat në testet janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve", njoftoi MASH.

Ministri njofton se testimi PISA për herë të parë në vendin tonë u realizua në mënyrë elektronike, ndërsa OECD dha vlerësim të lartë e cila e "konfirmoi gatishmërinë teknike të Maqedonisë së Veriut dhe përsosmërinë e realizimit, gjë që nuk është rasti në 20 për qind të vendeve pjesëmarrëse në të cilat nuk është respektuar të paktën një nga standardet e realizimit të testimit". 

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Republikës së Maqedonisë së Veriut në PISA, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më parë kemi qenë pjesë e studimeve në vitet 2000, 2015 dhe 2018.

Në muajt prill dhe maj 2022 ishin përfshirë 6610 nxënës nga 111 shkolla të mesme, ku varësishtë madhësisë janë testuar nga 35 deri në 155 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Realizues i studimit në vendin tonë është Qendra Shtetërore e Provimeve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR