• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rezultatet e pjesshme preleminare pas zgjedhjeve në Moldavi: Partia proevropiane PAS ka fituar 47,4 për qind të votave, Blloku Patriotik në vend të dytë 

Rezultatet e pjesshme preleminare pas zgjedhjeve në Moldavi: Partia proevropiane PAS ka fituar 47,4 për qind të votave, Blloku Patriotik në vend të dytë 

Kishinau, 29 shtator 2025 (MIA) - Pesë subjekte politike - tre parti dhe dy koalicione - pritet të hyjnë në parlamentin e ri në Moldavi, sipas rezultateve të pjesshme preleminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili publikon të dhënat në kohë reale.

Pas përpunimit të 94 për qind të procesverbalëve, Partia proeuropiane e veprimit dhe solidaritetit (PAS), e themeluar nga kryetarja Maja Sandu, fiton 47,4 për qind të votave.

Në vend të dytë është Blloku Patriotik opozitar, i përbërë nga katër parti pro-ruse, i cili, sipas rezultateve të pjesshme preleminare ka fituar pothuajse 26 për qind të votave. Koalicioni opozitar organizoi mbrëmë një protestë para ndërtesës së Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në vend të tretë ndodhet blloku "Alternativa" me liderë kryetarin e Kishinaus, Jon Çeban, ish kryeministrin Jon Kiku, ish prokurorin e përgjithshëm dhe kandidat presidencial Aleksandru Stojanoglo, dhe ish këshilltarin presidencial Mark Tkaçuk. "Alternativa" po fiton pothuajse 8.5 për qind të votave, sipas të dhënave të pjesshme preleminare të KQZ-së.

Për zgjedhjet parlamentare në Moldavi u hapën 301 vendevotime në gjithsej 41 vende të botës. Në vend u hapën 1,973 vendevotime.

KQZ njoftoi se pjesëmarrja e votuesve ishte 52,11 për qind.

Partitë e tjera, koalicionet dhe kandidatët e pavarur nuk kanë fituar mjaftueshëm vota për të siguruar përfaqësim në organin legjislativ me 101 anëtarë, sipas rezultateve paraprake

Për të hyrë në parlament, partitë duhet të marrin mbi 5 për qind të votave, ndërsa koalicionet mbi 7 për qind. Kandidatët e pavarur, të cilët në këto zgjedhje ishin katër, duhej të fitonin më shumë se 2 për qind.

Zgjedhjet u mbajtën në një moment kyç për Moldavinë, e cila është kandidate për anëtarësim në BE, por ndodhet shumë afër luftës në Ukrainë dhe, sipas autoriteteve moldave, është rregullisht nën presion dhe sulme hibride nga Moska

Rusia mohon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Moldavisë dhe ka akuzuar autoritetet moldave se po nxisin histeri antiruse me qëllim që të fitojnë zgjedhjet. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR