• e diel, 23 qershor 2024

Rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024

Rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar.

Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore.

"Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar. Kandidatët të cilët pranohen në mënyrë shtesë do të njoftohen për nënshkrimin e marrveshjes. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR