Rezultate negative pas paraqitjes së salmonelës tek nxënësit e shkollave fillore në Karposh, ISHSSH do t'i hapë kuzhinat në gjashtë shkolla
- Negative janë rezultatet pas paraqitjes së salmonelës në mesin e nxënësve në një pjesë të shkollave fillore në Karposh. Këtë e kanë treguar rezultatet pas inspektimi të jashtëzakonshëm të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Gjatë ditës së sotme, ISHSSH-ja në përputhje me kompetencat e tij, do t'i hapë kuzhinat në shkolla.
Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Negative janë rezultatet pas paraqitjes së salmonelës në mesin e nxënësve në një pjesë të shkollave fillore në Karposh. Këtë e kanë treguar rezultatet pas inspektimi të jashtëzakonshëm të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Gjatë ditës së sotme, ISHSSH-ja në përputhje me kompetencat e tij, do t'i hapë kuzhinat në shkolla.
Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Renata Mlladenovska sot informoi se gjatë ditës së djeshme janë marrë rezultatet nga Instituti për Shëndet Publik Shkup dhe Qendra për Shëndet Publik Shkup, sepse dy herë janë marrë mostra ushqimore dhe strisho nga sipërfaqet e punës dhe janë dërguar në laboratorët e të dy institucioneve shëndetësore.
E pyetur se ku duhet kërkuar tani burimi i salmonelës, Mlladenovska tha se njoftim duhet të japë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
"Besoj se edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka një rol të madh në këtë situatë që ndodhi, për fat të keq, një sëmundje infektive e salmonelës dhe te ndër kategoritë më të rrezikuara të fëmijëve. Besoj se do të duhet të japin njoftimin e tyre në kompetencat e tyre përkatëse, për ta informuar publikun në mënyrë adekuate", tha Mlladenovska.
Pas raportimit të 12 rasteve të nxënësve të infektuar me salmonelë, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Qendrën për Shëndet Publik dhe Institutin për Shëndet Publik Shkup. Gjatë vëzhgimit janë marrë mostra ushqimore për analiza dhe janë marrë strisho nga sipërfaqet e punës dhe strisho mjedis i gjallë dhe jo i gjallë. Nga ana e Inspektoratit të gjitha kuzhinat në shkollat fillore janë mbyllur. ls/
Foto: MIA