Rezervat devizore në fund të shkurtit 4,86 miliardë euro
- Rezervat devizore në fund të shkurtit 2025 ishin 4.861,3 milionë euro, kumtoi Banka popullore.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:48, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Rezervat devizore në fund të shkurtit 2025 ishin 4.861,3 milionë euro, kumtoi Banka popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (76,2%), pas çka pasojnë ari monetar (12,5%) dhe valutat dhe depozitet (11,3%). ab/