• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rexhepi: Fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në Pllasnicë

Rexhepi: Fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në Pllasnicë
Shkup, 21 tetor 2022 (MIA)- Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi sot ka qenë për vizitë në komunën e Pllasnicës për t’i kushtuar fokus të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë komunë. Rexhepi theksoi se për herë të parë realizohet një projekt i këtillë vital për qytetarët e Pllasnicës. Faza e parë e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal është në gjatësi prej 1.7 km dhe në vlerë 170 mijë euro me një afat ndërtimi prej 6 muajsh. “Sot jemi të pranishëm për t'i kushtuar një rëndësi të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në komunën e Pllasnicës që lind si nevojë prioritare e cila do të zgjidhë një problem të madh sanitar dhe higjeno-shëndetësor për këtë komunë. Ne i kushtojmë fokus të veçantë zhvillimit të rrjetit të ujësjellësit, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, mbrojtjes së mjedisit si parakusht për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët”, theksoi zëvendësministri Rexhepi. Ai tha se angazhimi për përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo komunë është i dukshëm në terren dhe kjo siç tha, konfirmohet nga projektet e shumta që kanë realizuar deri më tani dhe ato që zhvillohen aktualisht në të gjithë vendin. “Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale”, deklaroi mes tjerash zëvendësministri Rexhepi.  

QËNDRONI TË LIDHUR